top of page

Cfare eshte IClub? 

Projekti

Projekti I-club synon të mbeshtesë shkollat e mesme të përgjithshme dhe ato profesionale me profil IT, të përdorin në mënyre imagjinative teknologjinë, për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies dhe rritur aftësite krijuese e inovuese.

 

Në zemër të këtij projekti është krijimi i klubeve të novacionit (I-Club) në shkollë dhe  angazhimi i tyre në projekte të lidhura direkt me shkollën dhe komunitetin ku jetojnë. Nëpërmjet një konkursi mbarë-kombëtar me dy faza, projekti do të ndihmojë të krijojë tek të rinjtë aftesitë e nevojshme për të përdorur teknologjinë, krijimtarinë dhe  inovacionin në shërbim të të mësuarit dhe të lidhjes së mësimit me komunitetin ku jetojnë. Cdo klub do të drejtohet nga një mësues dhe do të këtë minimum 5 nxënës nga viti i dytë dhe i tretë  i vitit akademik 2015-2016.

 

Projekti synon të realizohet gjithsej në 100 shkolla. Cdo qark do të përfaqësohet nga 7 gjimnaze të përgjithshme dhe një shkollë profesionale teknike. Shkollat duhet të kenë të siguruar bazë kompjuterash dhe internet për të marrë pjesë në këtë projekt. Të 100 shkollat do të marrin pjesë në fazën e parë të konkursit që përfundon në Dhjetor 2015, nga ku do të përzgjidhen 13 shkolla finaliste (një për cdo DAR). Shkollat finaliste do të marrin pjesë në TechCampin 1 javor në Shkurt-Mars 2016. Prezantimet e projekteve finaliste do të shfaqen edhe në mediat lokale e kombëtare.

 

Projekti do të zgjasë një vit kalendarik, gjatë te cilit  mësuesit do të ketë ditë trainimesh të  dedikuara për zhvillimin profesional të  tyre,  dhe nëse janë pjesëe 13 finalistëve, një javë në TechCamp.

 

 

Përse shkolla juaj nuk duhet ta humbë këtë rast?

 

Projekti I-Club  do të ndihmoj shkollën pjesëmarrëse të:

  • fuqizojë mësuesit përmes trajnimit dhe mentorimit të eksplorojnë, përdorin e përhapin metoda të reja në mësim-dhenie, nëpërmjet pëdorimit efikas të teknologjisë, 

  • krijojë shprehi krijuese dhe inovuese tek të rinjtë e moshës 16-17 vjec për të qënë në gjëndje të vënë në përdorim teknologjinë për të zgjidhur problemet me të cilat përballen vetë dhe ato të realitetit ku jetojnë.

  • të jetë pjesë e një rrjeti prej 100 shkollash në të gjithë vendin për të shkëmbyer risitë dhe përvojat ndërmjet tyre.

  •  të rrisë reputacionin e saj si shkollë avangarde

 

 

Ky eshte një projekt i përbashkët i Këshillit Britanik me Vodafone Foundation Albania, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

 

bottom of page