top of page

MIRESEVINI NE MUZEUN INTERAKTIV
Bazuar në zbulimet arkeologjike, gjurmët më të hershme të banimit në këtë trevë i perkasin epokës së Neolitit (6000-3000 vjet p.er.re) të përfaqësuara nga kultura materiale e zbuluar në vendbanimin e GURIT TË NINËS në Luaras dhe asaj të zbuluar në Kamnik. Epoka e Bakrit (3000-2100 vjet p.er.re), përfaqësohet nga një daltë bakri dhe një enë e importuar nga Dimini i Thesalisë zbuluar në Kamnik. Epoka e Bronzit (2100-1100 vjet p.er.re) përfaqësohet nga kultura materiale e zbuluar në vendbanimin e GURIT TË NINËS E SHKËMBIT TË MADH në Luaras, e sidomos asaj të zbuluar në vorrezat tumulare të Prodanit, Rehovës, Psarrit, Shtikës, Borovës etj. Epoka e Hekurit (Mijëvjecari i parë p.er.re) përfaqësohet nëpërmjet një sërë fortifikimesh të hapura në Prodan, Pradellë, Borovë e sidomos kalave Ilire të Hollmit të Qinamit, Gradecit (Bejkovë), Çuka e Borovës, Kala e Gradecit (Vrëpckë), Bejkovës, Boshanjit, Qesarakës etj. Aktualisht asnjë nga këto vende arkeologjike nuk është e hapur për vizitorët. Megjithatë në muzeun historik të qytetit të Ersekës janë ekspozuar e ruhen shumë objekte arkeologjike dhe etnografike.
LAJME & EVENTE

I-Club po punon per te bere modele te reja 3D te objekteve historike.
Na ndiqni per me shume !
bottom of page