top of page

RRETH NESH

GJIMNAZI ''PETRO NINI LUARASI'' KOLONJE

Gjimnazi i Ersekes ''Petro Nini Luarasi'' u hap zyrtarisht me 1 shtator 1958. Vendimi per hapjen e tij dhe caktimi i personelit mesues, u morr nga Byroja e Partise se Punes te Rrethit Kolonje, me numer 00339, date 19.08.1958. Nga ana e Seksionit te Arsimit , ishin marre te gjitha masat per sigurimin e kontigjentit te nxenesve te vitit te pare te Gjimnazit, paisjeve te nevojshme per mesim dhe te kuadrit mesimor me shkallen e duhur arsimore.

Shtatori i vitit 1958, mblodhi ne Erseke klasen e pare Gjimnaz, ose klasen e tete sic quhej rendomte atehere, me 24 nxenes. Shkolla 7-vjecare e Ersekes u ngrit ne rangun e shkolles 11-vjecare. Shumica e gjimnazisteve te pare te Ersekes vinin nga fshati, jo vetem nga ato afer qutetit por edhe nga zonat e thella fshatare, pjesa derrmuese e te cileve u sistemuan me burse shteti ne Konvikt.  

bottom of page